Home Uncategorized 86 vjeçarja mposhtë coronavirusin pa shkuar fare në spital

86 vjeçarja mposhtë coronavirusin pa shkuar fare në spital

377
0

Një grua e moshës 86 vjeçare në Kosovë e ka mposhtur coronavirusin, shkruan reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i saj, Rasim Preniqi në rrjetin social Facebook.

Preniqi ka shkruar se nëna e tij e ka mposhtur virusin duke u trajtuar në shtëpi.

“Nëna ime 86 vjeçare e mposhti coronavirusin në shërim shtëpiak. Një falënderim të posaçëm për shërimin e saj i takon Qendrës Familjare të Shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij. Për interesim dhe kujdes të shtuar e falënderoj pneumologun Skënder Baca. Ajo tani është plotësisht e shëruar”, ka shkruar Preniqi.

Kosova aktualisht po kalon situatë të rënduar me Covid-19. Kështu thonë autoritetet përgjegjëse derisa numri i vikti.mave dhe rasteve të reja po rritet çdo ditë.

Deri sot, në vendin tonë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës janë konfirmuar 7.137 raste me Covid-19, derisa 3.086 prej tyre vazhdojnë të jenë akti ve. Vetëm sot u konfirmuan 220 raste të reja.

Ndërkohë tetë të infektuar vdi.qën 24 orët e fundit duke e çuar në 177 numrin e atyre që humbën jetën nga koronavir.usi në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here