Home Uncategorized Çfarë po ndodhë?U raportua se vdiq nga koronavirusi:I riu nga Ferizaj kishte...

Çfarë po ndodhë?U raportua se vdiq nga koronavirusi:I riu nga Ferizaj kishte rezultuar negativ në testin e parë

459
0

Në media është raportuar se një i ri nga komuna e Ferizajt ka vdekur si pasoj e Covid-19. Por ai nuk është konfirmuar se ishte pozitiv me koronavirus. Kështu ka thënë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu ka thënë se në testin e parë për Covid-19 i riu nga Ferizaj kishte dal negativ.

I ndjeri ishte duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt, ndërkohë javën e fundit ai ishte transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor. Derisa atij i është marrë edhe mostra e dytë për Covid-19, por ende nuk dihet rezultati.

“Nuk është e konfirmuar. Në testin e parë, kur i është marr mostra ka dal negativ për koronavirus. Ai ka qenë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt. I është marr edhe një mostër por ende nuk ka dal rezultatit.”, ka thënë Aliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here