Home Uncategorized Dasma në Kosovë në kushte pandemie: Secilit dasmor i matet temperatura

Dasma në Kosovë në kushte pandemie: Secilit dasmor i matet temperatura

113
0

Edhe pse të ndaluara në kohë pandemie, dasmat në Kosovë po vazhdojnë të mbahen, madje disa kanë vendosur që të përkujdesen për mysafirët përmes aparatit të matjes së temperaturës.

Dasmat po zhvillohen në Kosovë përkundër ndalesave nga Qeveria e Kosovës që të mos mbahen, për arsye të mosrrezikimit të qytetarëve nga koronavirusi dhe gjendjes epidemiologjike të rënduar.

Disa fotografi të siguruara nga një dasmë, tregojnë se si mysafirëve fillimisht u matet temperatura. Si duket kjo praktikë e re në organizimin e dasmave.

Duhet theksuar se ky nuk është rasti i parë që në Kosovë po organizohen dasma përkundër gjendjes së rëndë në vend dhe masave nga Qeveria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here