Home Uncategorized Fati i Qeverisë nga Kushtetuesja fillon në orën 10:00, Avdullah Hoti niset...

Fati i Qeverisë nga Kushtetuesja fillon në orën 10:00, Avdullah Hoti niset për Istog

130
0

Sot Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike prej orës 10:00 për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

Pretendimet se kjo qeveri është jolegjitime në Gjykatën Kushtetuese i ka ngritur Vetëvendosje, për shkak se deputeti Etem Arifi është dënuar me vendim të prerë nga Gjykata.

Në momentet kur në Kushtetuese do të diskutohet për këtë çështje përmes video-konferencës, Hoti do të jetë në një aktivitet në Istog.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Qeveria.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 02.12.2020 .1.Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Kompleksit Memorial ‘’Dr. Ibrahim Rugova’’, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme në konferencë për media, Hoti tha se nuk është i shqetësuar nëse do të rrëzohet qeveria dhe kur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here