Home Uncategorized Gjira Kajtazi, nga repere në nënë të përkushtuar

Gjira Kajtazi, nga repere në nënë të përkushtuar

156
0

Ka disa vite që Gjira Kajtazi është larguar nga skena e muzikës dhe shumë rrallë, për të mos thënë fare e kemi parë në ndonjë intervistë në televizion.

Reperja erdhi me një stil krejt të veçantë nga artistët e tjerë, me një gjuhë të drejtperdrejtë dhe tekste që i kushtoheshin realitetit të kohës.

Publiku kosovar dhe shqiptar në përgjithësi, nuk ishte mësuar që një vajzë, siç ishte Gjira të interpretonte në atë mënyrë, e për këtë ajo u perfol shumë sa e bënë që të largohet nga muzika.

Sidoqoftë, sot Gjira jeton në Gjermani bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, Maël dhe Lana.

Reperja është mjaft aktive në rrjete sociale , duke qëndruar kështu afër percjellesve të saj dhe duke na sjellë imazhe nga jeta që bën në Gjermani.

Pothuajse në shumicën e fotove ajo vjen me familjen e saj, e nga kjo ne kuptojmë se Gjira është nënë dhe grua e përkushtuar. /Kosovarja/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here