Home Uncategorized Gjykata lëshon urdhër-arrest ndaj deputetit kosovar për ta çuar në burg

Gjykata lëshon urdhër-arrest ndaj deputetit kosovar për ta çuar në burg

153
0

Gjykata e Prishtinës ka lëshuar urdhër-arrest ndaj deputetit Etem Arifi, të dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrmin me subvencione që kapin shumën mbi 25 mijë euro.Urdhri është lëshuar me qëllim për ta dërguar atë në vuajtje të dënimit me burg.

Urdhri u lëshua pasi Gjykata e Prishtinës kishte shtyrë dy herë ekz ekutimin e dën.imit me nga dy muaj për Etem Arifin, deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia e Ashkalive për Integrim.

“Pasi që Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e të dënuarit Etem Arifi si të pabazuar, vendimi i gjykatës së shkallës së parë ështe bërë i plotfuqishëm”, tha për KALLXO.com, zëdhënësja e Gjykatës së prishtinës, Mirlinda Gashi.

Tutje Gashi ka thënë se “i dënuari Etem Arifi, pasi ka marrë vendimin, është dashur të lajmërohet në Qendrën për vuajtje të dënimit me burgim”.

“Andaj, Gjykata ka lëshuar urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën për vuajtje të dënimit”, tha zëdhënësja Gashi.Deputeti tani i dënuar Etem Arifi, është dashur që më 9 mars të paraqitej ne qendrën për vuajtje të dënimit, mirëpo gjendja shëndetësore e të njëjtit kishte bërë që Gjykata e Prishtinës të shtyjë 2 herë me nga 2 muaj ekzekutimin e dënimit

.Më 24 qershor, Gjykata e Prishtinës e kishte hedhur si të palejuar kërkesën e radhës për shtyrje të dënimit.E ndaj këtij vendimi, i dënuari Etem Arifi, kishtë bërë ankesë e cila i ishte refuzuar si e pabazuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here