Home Uncategorized Infektologu Tolaj: Në Kosovë mund të jenë 300 mijë persona të infektuar...

Infektologu Tolaj: Në Kosovë mund të jenë 300 mijë persona të infektuar me COVID-19

93
0

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë për RTV Dukagjinin se mesazhet e institucioneve apo IKSHPK-së se “këto dy javë janë vendimtare” kanë ndikuar keq të qytetarët duke perceptuar se pandemia ka kaluar.

“E para është se ajo nuk përfundon pa u infektuar gjysma e popullatës e që më pas të krijohet një imunitet kolektiv ose të zbulohet një ilaç ose vaksinë që do të mundte virusin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tolaj thotë se në Kosovë në bazë të shifrave të publikuara që janë shumë të larta dhe pamundësisë për të testuar rastet e kontaktit të personave me COVID-19 tregon se mund të jetë prekur një përqindje e madhe e popullatës.

“Mund të jetë prekur rreth 20% e popullatës apo rreth 300 mijë persona”.

Infektologu thotë se është normale të ketë më shumë hospitalizomë dhe vdekje më shumë rrjedhimisht.
Tolaj thotë se për fat të keq në Kosovë punën e punonjësve të mjekimit intensiv e kryejnë anesteziologët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here