Home Uncategorized Kejsi ia rikujton në këtë mënyrë tradhëtinë Stresit

Kejsi ia rikujton në këtë mënyrë tradhëtinë Stresit

96
0

Stresi dhe Keisi janë kthyer sërish në emrat më të komentuar.

Reperi Stresi ishte në një lidhje të gjatë dashurie me vajzën e quajtur Keisi me të cilën më pas edhe u fejua, shkruan lajmi.net.

Dukej e pabesueshme por dashurinë e tyre të madhe ata e përfunduan me ndarje, megjithatë mbanin raporte të mira shoqërore mes vete.

Së fundmi dyshja janë kthyer në emra të komentuar në mediat rozë dhe e gjithë kjo si pasojë e publikimit të një fotografie nga Keisi.

Ka qenë Keisi, ajo e cila ka ndarë një fotografi të vetes në InstaStory me përshkrimin se ka qenë në një takim sot.

Më pas erdhi reagimi i Stresit e më pas ajo ia kujtoi tradhtinë nëpërmjet një tjetër postimi.

“Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh tjerat vijnë e shkojnë”, kishte shkruar ai.

“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar kapen në hotele me femër tjetër dhe prapë nuk dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde. Gjithsesi, gjithsecili e tregon veten në fund”, i kthehet Keisi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here