Home Uncategorized Kushti i PDK-së për VV-në: E rrëzojmë Qeverinë Hoti, nëse e bëni...

Kushti i PDK-së për VV-në: E rrëzojmë Qeverinë Hoti, nëse e bëni Kadri Veselin kryeministër

152
0

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mocioni i VV-së nuk është serioz, dhe se po të ishte atëherë do të duhej të propozohej kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, sikur mandatar.“Ajo që ka dashur VV është të prodhojë lajm dhe të bëjë spektakël. Një pjesë e madhe e qytetarëve e dijnë se me nënshkrimet e VV’së nuk mund të bëhet asgjë. U duhen 40 vota për ta dërguar në seancë e ata nuk e kanë.

Ajo që kanë bërë ata mund të quhet hipokrizi. Unë kam folur me Kadri Veselin dhe Bedri Hamzën. Nuk ka pasur bashkëpunim me ne dhe nuk është nismë serioze në një kohë kur vendi po ballafaqohet me pandemi.

Problem të bëhet spektakël në një kohë kur 300 persona kanë humbur jetën, dhe jemi në listën e zezë të shumë raporteve për menaxhim të pandemisë”, shton ai ne Pressing.“Nëse do ta kishin seriozisht. Mund ta propozonin Kadri Veselin si mandatar. Ata dështuan në menaxhim të pandemisë, dhe edhe Qeveria Hoti dështoi. Është dashur të provojë dikush tjetër”, theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here