Home Uncategorized Ky është numri i mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë, në javën...

Ky është numri i mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë, në javën e fundit

160
0

Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, ku shumë vende të Evropës kanë hyrë në izolim, kjo nuk i ka ndaluar shumë bashkatdhetarët që të kthehen në Kosovë për festat e fundvitit.

Fluks i madh i tyre është vërejtur edhe gjatë dy ditëve të fundjavës në të gjitha pikë kalimet kufitare në Kosovë e po ashtu edhe përmes Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.Sipas statistikave nga ana e Policisë së Kosovës, gjatë dy ditëve të fundjavës më 19 dhe 20 dhjetor 2020, në territorin e Kosovës nga pikat kufitare dhe aeroporti, kanë hyrë 70 mijë e 47 qytetarë.

Sipas këtyre statistikave të shtunën më 19 dhjetor, në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare kanë hyrë 26 mijë e 583 persona, kurse të dielën më 20 dhjetor kanë hyrë 30 mijë e 72 persona, e që në total i bie 55 mijë 655 persona, shkruan Telegrafi.

Po ashtu gjatë këtyre dy ditëve vetëm përmes aeroportit “Adem Jashari” kanë hyrë 13 mijë e 392 persona.

Në bazë këtyre statistikave në territorin e Kosovës gjatë fundjavës hynë 22 mijë e 143 vetura dhe 459 autobusë.Qytetarët kosovarë nga diaspora, të cilët kanë marrë rrugën për Kosovë, për të kaluar pushimet, nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit PCR, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë, të cilët vijnë nga vendet e klasifikuara me “rrezik të lartë” sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se qytetarët nga diaspora mund të hyjnë brenda territorit të Kosovës pa qenë të obliguar që të testohen dhe të kenë një test PCR negativ.

Asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrfarë karantine apo izolimi 14 ditorë, ndërsa ata që vijnë nga shtetet e klasifikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për 7 ditë në vetizolim, si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here