Home Uncategorized Ky lloj i koronavirusit paralajmërohet të shkaktoj vdekje më shumë në vitin...

Ky lloj i koronavirusit paralajmërohet të shkaktoj vdekje më shumë në vitin 2021

249
0

Këshilltarët e SAGE-së kanë paralajmëruar se lloji shumë infektues Kent i koronavirusit mund të çojë në më shumë vde kje më 2021 në Angli, sesa 70.000 të regjistruar më 2020, nëse nuk përshpejtohet përhapja e vaksinës.

Ata thanë se varianti – me emrin B.1.1.7 do të çonte në më shumë vdekje pasi do të infektonte njerëzit me një shpejtësi më të shpejtë dhe do të çonte në një numër më të madh të rasteve.

Ende nuk ka prova që sugjerojnë se varianti është më vde kjeprurës sesa versionet e mëparshme të virusit, por edhe nëse vret të njëjtën përqindje të njerëzve që e kapin atë, më shumë raste do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në vde kje, shkruan dailymail.

Vetëm një përshpejtim i shpejtë i shpërndarjes së vaksinave Covid-19, i cili ofron imunitet kundër virusit, do të ulte numrin e vdekjeve nga Covidi-19, thanë ata.

Vaksina “Pfizer” tashmë është miratuar dhe u është dhënë më shumë se 500.000 britanikëve dhe pritet që vaksinës së koronavirusit të Oksfordit t’i jepet drita jeshile nga rregullatorët përpara fillimit të vitit të ardhshëm, përcjell IndeksOnline.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet të miratojnë vaksinën e bërë nga Universiteti i Oksfordit dhe “AstraZeneca”, e cila është e lehtë për t’u shpërndarë dhe do ta bëjë më të lehtë dhënien për miliona njerëz./IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here