Home Uncategorized Lajm i madh nga Gjermania për Kosovarët, Ja cfarë vendimi u morr...

Lajm i madh nga Gjermania për Kosovarët, Ja cfarë vendimi u morr tani!

287
0

Leja specíale për punëtorët migrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të zgjatet. Sipas një projektlígjí të Ministrisë Federale të Punës e ashtuquajtura Rregullore për Ballkanin Perëndimor pritet të zgjatet deri në vitin 2023.

Në këtë mënyrë qytetarët e Shqipërisë, të Bosnje-Hercegovinës, të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, të Serbisë dhe të Kosovës kanë të drejtë të shkojnë në Gjermani pavarësisht kualifikimit formal për punësim. Çdo vit nga ky lígj mund të përfitojnë deri në 25,000 vetë, raporton DW.

Qytetarët e këtyre vende kanë pasur të drejtë të merrnin vizë pune në Gjermani që nga janari i vitit 2016 – madje edhe pa njohuri të gjermanishtes dhe pa kualifikim profesional. Kusht është që aplikanti të paraqesë kontratën e punës dhe miratimin nga Agjenca Federale e Punësimit.

Sipas një studimi të Institutit për Tregun e Punës dhe Kërkimit Profesional (IAB) 58 përqind e fuqísë punëtore nga Ballkani Perëndimor janë punësuar si specíalistë ose ekspertë, kryesisht në industrinë e ndërtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here