Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku një person ka mbetur i vdekur derisa ishte duke punuar me një mjet të rëndë.
Reporteri.net mëson se viktima derisa ishte duke punuar me mjetin e rëndë, bager i njëjti është rrokullisur duke e zënë përmbys dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Dëshmitarët e ngjarjes ishin përpjekur për ta shpëtuar duke e nxjerrë po ashtu me një mjet tjetër të rëndë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur policia dhe ekipet e shpëtimit, ku edhe kishin konstatuar vdekjen e viktimës.
Viktima është dërguar për obduksion në Prishtinë dhe rasti është nën hetim.