Home Uncategorized Një lokal në Prishtinë nuk po “i respekton” masat anti-Covid, lokali duket...

Një lokal në Prishtinë nuk po “i respekton” masat anti-Covid, lokali duket i mbushur

240
0

Edhe sot lokalet e gastronomisë në gjithë vendin nuk kanë punuar, pas hyrjes në fuqi ta masave anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokqoi, i cili njëherit është pronar i lokalit “Bagolina” në Prishtinë, ka zgjedhur një mënyrë kreative që të protestojë kundër masave të Qeverisë.

Të gjithë lokalin Kllokoqi e ka mbushur me kukulla të ulura në tavolina, për të inskenuar një ditë të zakonshme pune, se si duhet të ndodhte si zakonisht.

Këtë e ka bërë në shenjë revolte, pasi gastronomet janë kundër masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Këto masa do të qëndrojnë deri me datën 18 prill. Pas kësaj date, gastronomet kanë paralajmëruar se do t’i hapin vetë lokalet me apo pa lejen e qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here