Home Uncategorized Pas shumë muajsh, hapen baret dhe restorantet në këtë shtet

Pas shumë muajsh, hapen baret dhe restorantet në këtë shtet

30
0

Restorantet, kafenetë dhe baret e Greqisë do të rihapen pas shumë muajsh nesër, por me kufizime, duke përfshirë mbylljen e hershme, në orën 22:45.

Sipas një vendimi të qeverisë greke bizneset e ndryshme të shërbimeve të ushqimit dhe pijeve do të lejohen të shërbejnë vetëm në ambiente të hapura të paktën deri më 10 maj.

Përveç kësaj, të gjithë stafit dhe pronarëve që punojnë në këto ambiente do t’u kërkohet të kryejnë teste të COVID-19, ndërsa vetëm klientët e ulur mund të shërbehen.

Por sigurisht që hapja do të bëhet me kushte specifike dhe të forta për bizneset që duhet të respektojnë masat anti-COVID sipas protokolleve që parashikojnë dezinfektimin, distancën, mbajtjen e maskës për punonjësit, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here