Home Uncategorized Pasuria milionëshe e vëllaut të Fatmir Limaj, veturat luksoze e pagat e...

Pasuria milionëshe e vëllaut të Fatmir Limaj, veturat luksoze e pagat e tij

202
0

Pasuria milionëshe e vëllaut të Fatmir Limaj, veturat luksoze e pagat e tij

Demir Limaj është vëllau i liderit të Nismës, Fatmir Limaj. Demiri është drejtor në Telekomin e Kosovës, si dhe profesor në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Duke ushtruar këto pozita, ai ka deklaruar pasurinë e tij disa milionëshe në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Pasuria e paluajtshme e tij duke përfshirë shtëpi, banesë e tokë kalon vlerën mbi 1 milionë e 300 mijë euro.

Ai poashtu posedon edhe një veturë luksoze Mercedes në vlerën 20 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij një Passat në vlerën 12.500 euro.

60 mijë euro janë kursimet në bankë të tij dhe të bashkëshortes, derisa 150 mijë euro janë borxhet për blerjen e tokës.

Derisa të hyrat vjetore nga pagat e tij dhe të bashkëshorten kapin vlerën mbi 33 mijë euro, pasuria e tij në total llogaritet të jetë rreth 1 milionë e 500 mijë euro./Bota sot

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here