Home Uncategorized Përfundon intervistimi i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë, vazhdon nesër

Përfundon intervistimi i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë, vazhdon nesër

45
0

(E plotësuar) – Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të tretën ditë me radhë, u intervistua presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas intervistimit, që zgjati gjashtë orë, Thaçi nuk u prononcua për media.

Intervistimi i Thaçit do të vazhdojë gjatë së enjtes.

Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka propozuar një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Të martën, Thaçi nuk është deklaruar për media.

Aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë.

Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

***

Në këto momente ka përfunduar intervistimi i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai edhe kësaj radhe nuk është deklaruar për media.

Edhe sot si dy ditët e kaluara Thaçi është intervistuar prej më shumë se gjashtë orësh.

Për ta përkrahur Thaçin dhe luftën e UÇK-së para Speciales në Hagë sot kanë qëndruar përsëri shumë shqiptarë të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme.

***

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, është duke përcjellë nga afër intervistimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për ditën e tretë radhazi.

Cani tregoi se presidenti Thaçi nuk është deklaruar për media dhe se intervistimi ende është duke vazhduar.

“Është dita e tretë e intervistimit të Presidentit dhe ish-liderit të UÇK-së, Hashim Thaçi, ka ardhur si i dyshuar për kri me luf.të në Dhomat e Specializuara. Në ditën e parë është deklaruar se ka ardhur për ta mbrojtur luf.tën e pastër të UÇK-së ku tha se historia nuk do të rishkruhet ndërsa në ditën e dytë dhe të tretë nuk është deklaruar për media”.

Cani tregoi se numri i mbështetësve të presidentit Thaçi është shtuar për dallim nga dy ditët e kaluara.

“Kanë ardhur rreth 30 qytetarë nga vende të ndryshme për ta përcjellë intervistimin e Thaçit, ku me vete kanë marrë fotografi të krimeve serbe në Reçak dhe masakra tjera”.

Mbështetësit në Hagë kënduan shumë nga këngët patriotike kushtuar UÇ K-së dhe luftë.tar ëve.

Cani mes tjerash tregoi se nuk dihet asgjë konkrete rreth procesit të intervistimi të Thaçit as në ditën e tretë.

“Për procesin dhe intervistimin nuk po thuhet asgjë konkrete por ajo që dihet mirë është që Prokurori e ngarkon presidentin Thaçi, kryetarin e PDK-së Veselin dhe të tjerët për krime të rënda lufte”.

“Po ashtu ajo që mendohet është se Gjykatësi përkatës ka kërkuar informacione shtesë – mirëpo informacione zyrtare nuk ka dhe të gjitha janë në nivel të burimeve të informuara mirë”.

“Sipas burimeve tona dihet se Thaçi është duke i paraqitur argumentet e veta – nga burimet që kam thuhet se Thaçi është duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet për atë po vazhdon kaq gjatë intervistimi”, deklaroi Cani.

Gazetari Cani tregoi se interesimi i mediave ka rënë mirëpo është shtuar interesimi i mbështetësve të UÇK-së.

“Deri në ditën e djeshme interesimi ka qenë shumë më i madh ndërsa sot ka vetëm 2-3 ekipe që janë duke raportuar, mediat ndërkombëtare kanë zgjedhur me gjasë të shkojnë të raportojnë nga Brukseli mirëpo sot ka më shumë mbështetës që kanë ardhur për ta mbështetur presidentin Thaçi dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Cani tregoi se takimi në Bruksel që do të zhvillohet nesër është i pari takim negociator që Thaçi nuk është prezent.

“Presidenti është akuzuar nga Prokuroria në një moment shumë delikat kur ishte gati për ta takuar Grenellin dhe Vuçiq, për herë të parë do të vazhdojë takimi pa presidentin Thaçi i cili ka qenë pjesë e të gjitha proceseve të delegacionit të Kosovës për bisedimet”.

Teksa ende nuk ka asgjë zyrtare nga Zyra e Kryeministrit, Cani nga burimet e tij tregoi se takimi i Brukselit do të fillojë në ora 16:00.

***

Presidenti Thaçi tash e pesë orë është duke e vazhduar intervistimin në Prokurorinë Speciale për ditën e tretë radhazi.

Sot është dita e tretë e intervistimit të presidentit Hashim Thaçi pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Thaçi ka hyrë në objektin e Speciales në ora 13:00 dhe intervistimi është duke vazhduar tash e pesë orë.

Thaçi të hënën dhe të martën ka qëndruar përreth gjashtë orë brenda Gjykatës Speciale ku edhe është intervistuar.

Dje, presidenti Thaçi pas daljes nga Gjykata nuk u prononcua për media, ndryshe nga dita e hënë ku pas daljes nga intervistimi tha se “ishin bërë vetëm këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës”.

Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli. Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020.

Dita e tretë maratonike e marrjes në pyetje, Hashim Thaçi futet në objektin e Prokurorisë në Hagë

Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në objektin e Gjykatës Speciale në ditën e tretë të intervistimit pranë Prokurorit Special.

Thaçi ka arritur para pak minutash por nuk është prononcuar për media, ndërkaq një grumbull njerëzish, bashkatdhetarë nga vendet e BE-së sërish kanë qëndruar para Dhomave të Specializuara në mbështetje të presidentit.

Ata kanë kënduar dhe brohoritur emrin e Presidentit Thaçi në momentin e zbritjes nga vetura dhe hyrjen në objektin e Gjykatës Speciale.

Thaçi të hënën dhe të martën ka qëndruar përreth gjashtë orë brenda Gjykatës Speciale ku edhe është intervistuar.

Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here