Home Uncategorized Punëtori që humbi jeten në vendin e punës në Ferizaj ishte rreth...

Punëtori që humbi jeten në vendin e punës në Ferizaj ishte rreth 50 vjeçar

225
0

Një punëtor derisa ishte duke punuar në projektin infrastrukutror “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj, ka humbur jeten sot.

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi, për IndeksOnlinen, ka thënë se tashmë i ndjeri është rreth 50- vjeçar dhe pas një lëndimi të rëndë, rrugës për në spital ai ka ndërruar jetë.

“Në bazë të informative të para viktima ka qenë rreth të 50-ve, është punonjës i njërës ndër kompanitë e kontraktuara në njërin nga projektet në qytet. Rasti i tij është aksidentale, ka pasur një lëndim të rëndë dhe pas këtij lëndimi të rëndë në përcjellje për në spital është konstatuar se ka humbur jeten”, tha Sherifi për IndeksOnline.

Ai theksoi se hetuesit policorë dhe inspektorët e punës janë në vendin e ngjarjes, duke u marrë me rastin, me qëllim të ndriçimit të rrethanave se si ka qenë rasti./IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here