Home Uncategorized Sekretari Pompeo nuk pranon ta takojë Skënder Hysenin

Sekretari Pompeo nuk pranon ta takojë Skënder Hysenin

130
0

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka refuzuar ta takojë koordinatorin shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hysenin, mësohet nga burime diplomatike në Washington.

Koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni ka udhëtuar të dielën për në Washington, për të biseduar me zyrtarë amerikanë për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Koordinatori Hyseni ka thënë se do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Por, njeriu i parë i politikës së jashtme amerikane nuk ka pranuar të takojë Koordinatorin Hyseni.

Me Hysenin do të takohet vetëm përfaqësuesi special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Takimi mes tyre mbahet në orën 11:00 sipas kohës lokale amerikane, që i bie në orën 17:00 në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin synuar t’i japin dinamikë dhe energji të re dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me angazhim të drejtpërdrejtë të vet presidentit Trump i cili kishte dërguar dy letra me të cilat ftonte presidentët e Kosovës dhe të Serbisë për marrëveshje.

Presidenti Trump kishte caktuar edhe një të dërguar special për dialogun. Kjo hasi në kundërshtimin e shteteve të Bashkimit Evropian që insistuan në mbajtjen e dialogut në duart e tyre, edhe përkundër faktit që procesi kishte ngecur për kohë të gjatë për shkak të mos-angazhimit të mjaftueshëm të shteteve anëtarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here