Home Uncategorized Si vdiq 9 vjeçarja në pishinë, flasin dëshmitarët (VIDEO)

Si vdiq 9 vjeçarja në pishinë, flasin dëshmitarët (VIDEO)

229
0

Nuk dihet si ra e as sa gjatë qëndroi nën ujë, në pjesën ku thellësia e pishinës ishte e madhe.

Vajzën nëntëvjeçare prej aty e nxori një person i moshës madhore që e pa rastësisht. Me urgjencë nga Ferizaj u dërgua në QKUK, por mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën dhe vdiq sot në mesditë.

Nëntëvjeçarja jetonte në Zvicër, ndërsa atje do të kthehej gjatë këtyre ditëve.

Personi që e pa nëntëvjeçarën tha se e pa brenda ujit dhe thirri menjëherë sigurimin të cilët më pas e nxorën nga uji.

Vi k.tima në pishinë ishte me vëllaun e saj më të madh dhe me vajzën e axhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here