Home Uncategorized Tragjike: Vdes anëtari i Nismës nga kanceri pak ditë para martesës

Tragjike: Vdes anëtari i Nismës nga kanceri pak ditë para martesës

311
0

Ka ndërruar jetë pas një sëmu ndje të rëndë Luan Bajra, anëtar i Nismës Socialdemokrate, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj përmes një shkrimi në Facebook.

“I trishtë lajmi për vde.k jen e të riut, Luan Bajra nga fshati Panorc i Malishevës. Familjes Bajra, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vde kj.en e Luanit.

Familja Bajra ka humbur një djalë me vlera të larta njerëzore, ndërsa Nisma një anëtar të devotshëm. Pavarësisht ikjes së hershme në amshim, kujtimet për Luanin do të mbesin përherë në kujtesën tonë”, ka shkruar Limaj.

Është bërë e ditur se Bajra vuante nga një sëmu ndje e rëndë, ishte i fejuar dhe gjatë muajit gusht do të martohej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here