Home Uncategorized U zhvesh para pacientëve me COVID, infermierja bëhet prezantuese e motit

U zhvesh para pacientëve me COVID, infermierja bëhet prezantuese e motit

311
0

U zhvesh para pacientëve me COVID, infermierja bëhet prezantuese e motit

Nadia Zhukova, infermierja 23 vjeçare ruse që u bë e famshme pasi u fotografua teksa i shërbente pacienteve te coronavi.rusit vetëm me të brendshme, është bërë së fundmi prezantuese televizive e parashikimit të motit.

23 vjecarja fillimisht kishte marrë paralajmërim nga shefat e spitalit kur fotot e saj me veshje transparente u bënë virale në rrjet. Tashmë Nadias i është ofruar posti i prezantueses së motit në televizionin e saj lokal të Tula, në jug të Moskës, por gjithashtu do të vazhdojë të punojë si infermiere.

Nadia ka qenë mjaft e zënë që prej famës së papritur teksa më herët raportohej se i ishte ofruar një kontratë si modele për një markë ruse të veshjeve sportive, por ajo insiston se asgjë nuk do i ndryshojë mendjen nga karriera në mjekësi, teksa shpreson që pas studimeve të bëhet doktoreshë.

Për rolin e të ri televiziv në rrjetin Vesti Tula, ajo thotë: “Është diçka e madhe për mua, falemnderit për mundësinë. Prindërit e mi do të më shikojnë në darkë, pas pune”. Për të ardhmen ajo thotë se nuk do të hutohet nga dritat e televizionit.

“Dua të vazhdoj studimet e të bëhem doktoreshë. Nuk kam fri kë nga infektimi. Megjithë humbjet, stresin dhe mungesën e gjumit, besoj se do të fitojmë. E rëndësishme është të mendojmë pozitivisht”, thotë ajo, teksa vazhdon punën ne repartin e pacientëve të co ronavirus.it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here